Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka deklaruar se lufta kundër terrorizmit, pastrimit të parave krimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për integrimet evropiane. Lumezi këto komente i bëri në punëtorinë me temë “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”. Sipas tij, tha se lufta kundër terrorizmit nuk duhet vetëm e një institucioni por bashkëpunimi i të gjitha institucioneve është i nevojshëm për sigurimin e informacioneve. Ai shtoi se bashkëngjitja e kosovarëve në luftërat e huaja ka bërë që Kuvendi të miratoi ligjin që dënon deri në 15 vjet ata që i bashkëngjiten luftërave të huaja siç janë ato në Siri dhe Irak. Kryeprokurori tha se gjatë tre mujorit të këtij viti ka pasur rënie të kallëzimeve penale për financimin e terrorizmit, pasi kanë pasur vetëm një rast me tre persona. Krejt kjo sipas tij është si rezultat i luftës ndaj kësaj dukurie. Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj tha se financimi i terrorizmit dhe pastrimit të parave është kërcënim global. Isufaj shtoi se institucionet janë angazhuar mjaftë shumë për parandalimin e këtij kërcënimi. Fehmi Hoti nga Policia e Kosovës theksoi se institucionet e Kosovës kanë caktuar si prioritet të saj për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave. Nga viti 2013, Hoti tha se PK ka trajtuar rreth 300 persona dhe subjekte për dyshime për financimin e terrorizmit. Drejtori i inteligjencës financiare, Dardan Nuhiu tha se luftimi efektiv i financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave është faktor kyç drejt integrimit në BE. Kjo punëtori është organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial në Kosovë, në kuader të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve te Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …