Me thirrjet “monitorim”, “sanksionim”, “shkarkim” ka nisur protesta ku po kërkohet që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare. Dhjetëra protestues janë mbledhur pranë objektit të Ministrisë së Drejtësisë ku po kërkojnë shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet, sipas Kodit të Procedurës Penale. “Krejt vrasësit e grave po ju dalin recividistë”, “poshtë institucionet patriarkale”, “Kjo ministri i ka duart me gjakun e grave”, “Jeta e grave hajgare për shtetin” janë thirrjet më të shpeshta të tyre. Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist-QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …