Një protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor është paralajmëruar për sot në orën 10:00, pranë drejtorisë së SHSKUK-së, me kërkesë për realizimin e shtesave në paga prej 300 eurosh. Këshilli Organizativ ka paralajmëruar se do të vazhdojë me protesta deri në realizimin e premtimit të Qeverisë së Kosovës. Ftesa për protestë iu drejtohet specializantëve, përfaqësuesve të administratës, vozitësve të auto-ambulancave, pjesëtarëve të sigurimit, servuesve të ushqimit, recepcionistëve, pastruesve, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK dhe të gjithë atyre që nuk kanë përfituar deri më tani shtesën e premtuar nga Qeveria e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …