Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, dega Farmaci, kanë protestuar të enjten duke bllokuar hyrjen e Dekanatit, në shenjë pakënaqësie për shkak të parregullsive në përzgjedhjen e profesorëve në degën e Farmacisë. Kërkesa e studentëve ishte që ligjëratat në lëndën kimi analitike -I- dhe Kimi inorganike me stekiometri të vazhdojnë të ligjërohen nga profesori Azem Lajçi me të cilin janë mbajtur në semestrin e parë. Studentët thanë se ardhja e një profesori me përzgjedhje të parregullt, është pasqyrim më i mirë i gjendjes në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas tyre, nuk është e drejtë që konkursi për profesor në Fakultetin e Mjekësisë të shpallet nga FSHMN, pasi që ky i fundit nuk ka kompetenca në këtë fakultet. Ata thanë se do të vazhdojnë bojkotimin e mësimit deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …