leoni

Promovohet libri “Bëje ose vdis”, i autorit Sejfullah Sejfullahu

Në hapësirat e sallës së Kuvendit Komunal të Rahovecit, u bë promovimi i librit “Bëje ose vdis”, i autorit Sejfullah Sejfullahu. Me rastin e promovimit të këtij libri morën pjesë personalitete të ndryshme nga sfera e artit, kulturës, politikës, qytetarë të shumtë e familjarë të autorit, të cilët shprehën përshtypjet për librin. Romani është i ndërtuar me një numër të konsiderueshëm ngjarjesh e personazhesh, me një përzierje të kombeve të ndryshme, simboleve, kulteve e besimeve fetare. Ngjarjet në këtë roman zhvillohen nga Kabuli, Afganistani, Kosova, Amerika, Gjermania e Shqipëria. Ajo që e bën të veçantë këtë vepër letrare, është autoironia dhe satira e përdorur nga personazhet, në momentet më tragjike të jetës së tyre. Kjo vepër letrare është një pasuri e madhe për të gjithë dashamirët e librit. Në promovim kanë folur, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, recensentja e librit, znj. Lola Shehi, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, z. Arbër Zenuni, imami Fetah Bekolli, ish-deputeti z. Nezir Çoçaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Visar Korenica, profesori universitar, z. Tahir Latifi, z. Selami Hoti dhe autori i librit, z. Sejfullah Sejfullahu. Theksojmë se, Komuna e Rahovecit ka kontribuuar në botimin e librit “Bëje ose vdis”, i autorit Sejfullah Sejfullahu.

May be an image of 4 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …