​23 vjet nga Beteja e Llapushnikut e zhvilluar ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

​23 vjet nga zënia e Grykës së Llapushnikut dhe luftimet mes UÇK-së e forcave serbe

23 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut. Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së. Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë. Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu propozon çelësin për formimin e qeverisë

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ofruar një mundësi për zgjidhjen e krizës politike …