Ashtu siç e kemi ngritur gjithnjë zërin kundër padrejtësive dhe standardeve të dyfishta që bëhen në kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë, Lëvizja Besa edhe sot përsëri i drejtohet publikisht Prokurorisë Speciale Publike që deri të premten t’i procedojë rastet Sopoti dhe Monstra, tha sot në konferencë për media përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu.“Pavarësisht vendimit të Këshillit të Prokurorëve për rastin Sopoti, ne gjykojmë se PSP-ja ka materiale të mjaftueshme që ta iniciojë vetë atë lëndë dhe të mos lejojë që drejtësia e politizuar e dyshes VMRO-BDI të tallet ende me jetën e të përvuajturve të Sopotit dhe të Monstrës”, tha Blerim Sejdiu. Ai shtoi se të burgosurit e këtyre dy rasteve më të ndjeshme gjyqësore ende janë subjekt i paproceduar i materialeve që Prokuroria Speciale Publike i ka në posedim, ndërsa të premten mund jetë afati i fundit që të iniciohen dhe procedohen këto raste. Lëvizja Besa vlerëson se pa zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve, nuk mund të flitet për situatë stabile ndëretnike dhe kthim të besimit në institucionet e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …