​Gjuha shqipe

​Gjuha shqipe lëndë zgjedhore në Turqi

Programi dhe materialet e lëndës së gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, dr. Cem Gençoğlu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në sallën e mbledhjeve të rektoratit të Universitetit Trakya, ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e 5-të gjuha shqipe dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.

Ai ka theksuar se kurrikula dhe materialet e mësimit për të dyja gjuhët do të përgatiten nga Universiteti Trakya. “Ne gjuhën shqipe dhe atë boshnjake nuk i vërejmë si gjuhë të huaja, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët.

Ndërkohë rektori i Universitetit Trakya, dr. Erhan Tabakoğlu, duke vënë në dukje se misioni dhe zgjerimi i tyre si universitet është Ballkani, ka theksuar se është krenar që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve.

Ndërsa më pas protokolli është nënshkruar nga Gençoğlu dhe Tabakoğlu.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …