Qytetarët më të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë mundësi që të imunizohen vetëm në qendrat e komunave ku ata janë të regjistruar si banorë. Pra, nëse një qytetar i përket një komune tjetër por nga e hëna në të premte jeton e punon në Prishtinë, atëherë vaksinimi për të bëhet i vështirë. Kjo duke qenë se të shtunën dhe të dielën nuk ka vaksinime me dozën e parë. Infektologu Ilir Tolaj mendon se duhet të ketë lehtësira të tjera dhe thjeshtëzim të vaksinimit në vend. Ai thotë se duhet të shtohen edhe qendrat e vaksinimit të në gjithë vendin. Me qëllim të vaksinimit sa më masiv kundër COVID-19, internisti Driton Vela propozon që të shtohen edhe qendra lëvizëse të vaksinimit përmes mjeteve të veçanta nëpër terren për të qenë më afër qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …