leoni

​Kryetari i komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar komisionin e kaluar se ka tejkaluar kompetencat

Shpejtim Bulliqi e ka akuzuar komisionin e kaluar për shënimin e kufirit me Malin e Zi për tejkalim kompetencash

​Kryetari i komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar komisionin e kaluar se ka tejkaluar kompetencat duke i lejuar vetes që t’i hyjë delimitimit për kufirin e ri pa një marrëveshje të re ndërkombëtare. Ai këto komente i bëri në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku po shqyrtohet projektligji për demarkacionin. Bulliqi tha se Kosova e ka kontrolluar atë pjesë të territorit dhe ka mirëmbajtur rrugën atje deri në vitin 2009.

“Kemi ardhur deri në përfundimin, se komisioni ka kaluar kompetencat e tij duke lejuar vetën t’i futet delimitimit për kufi të ri pa një marrëveshje te re ndërkombëtare. Në pyetje profesionale mos na kurseni dhe do të përgjigjemi, por në pyetje politike nuk do të përgjigjemi, sepse është qeveria për çështje politike derisa këta janë për çështje profesionale”, është shprehur ai. Ndërsa Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur, duke i thënë se ‘nuk mund të kufizohet së çka me pyet anëtarët e komisionit, por ju mund të mos përgjigjeni nëse konsideroni se është politike’.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …