Sindikata e Punëtoreve të Lotarisë se Kosovës janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që punëtorët të marrin pagën e tyre. Ata thanë se tashmë 1 vit nuk kanë marrë pagat e tyre. Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se punëtorët gjenden në gjendje të keqe ekonomike. Ajo tha se nuk do të zmbrapsen në kërkesën e tyre dhe se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve te Lotarisë së Kosovës. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe më herët pas vendimit që ishte marrë që në Kosovë të ndalohen lojërat e fatit.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ nis përgatitjet intensive për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar një program disaditor trajnimi për stafin dhe trajnuesit që …