​Studentët e farmacisë protestojnë para dekanatit

​Studentët e farmacisë protestojnë para dekanatit

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, dega Farmaci, kanë protestuar të enjten duke bllokuar hyrjen e Dekanatit, në shenjë pakënaqësie për shkak të parregullsive në përzgjedhjen e profesorëve në degën e Farmacisë. Kërkesa e studentëve ishte që ligjëratat në lëndën kimi analitike -I- dhe Kimi inorganike me stekiometri të vazhdojnë të ligjërohen nga profesori Azem Lajçi me të cilin janë mbajtur në semestrin e parë. Studentët thanë se ardhja e një profesori me përzgjedhje të parregullt, është pasqyrim më i mirë i gjendjes në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas tyre, nuk është e drejtë që konkursi për profesor në Fakultetin e Mjekësisë të shpallet nga FSHMN, pasi që ky i fundit nuk ka kompetenca në këtë fakultet. Ata thanë se do të vazhdojnë bojkotimin e mësimit deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …