Lëvizja Vetëvendosje ju ka bërë thirrje qytetarëve dhe aktivistëve të saj që të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit në ora 14.30. Edhe një herë deputetët e Opozitës së Bashkuar e kanë ndalur vazhdimin e seancës së Kuvendit. Pa dhënë dorëheqje qeveria që ka shkelur Kushtetutën, qeveria shkaktare e degjenerimit të shtetit, sovranitetit, drejtësisë, demokracisë dhe ekonomisë në Kosovë, nuk mund të pretendohet se ka normalitet institucional. Pas përshkrimit në ngjarjeve të zhvilluara sot në Kuvend, Vetëvendosja ka njoftuar se jashtë Kuvendit po mbahet një tubim prej 2 mijë protestuesish, i cili po rritet vazhdimisht dhe është duke mbështetur protestën e opozitës. I bëjmë thirrje qytetarëve dhe aktivistëve që të grumbullohen sa më shumë në afërsi të Kuvendit dhe t’i bashkëngjiten tubimit. Pushteti i kontrabandistëve po dëshiron ta kontrabandojë Thaçin në postin e presidentit. Por Kosova ka nevojë që kriminelët t’i ketë në burg e jo në pushtet, thuhet në mes tjerash në thirrjen e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …