leoni

05, 06 Maj, Ditët e Dëshmorëve në Komunën e Deçanit

Për shkak të rrethanave të krijuara pas krizës së pandemisë COVID-19 , komuna e Deçanit, është detyruar që ti reduktoi aktivitete e planifikuara për nder të këtyre dy datave më rendësi 05 dhe 06 Maj, ku përkujtohen Heronjtë, Dëshmorët, martirët dhe të pa gjeturit e komunës së Deçanit. Ani pse në këtë situatë janë bërë homazhe dhe janë vendosë kurora me lule duke nisur nga Qyteti i Deçanit dhe në të gjitha fshatrat aty ku ka dëshmorë për ta përmbyllur nderimin në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit ‘’ në Gllogjan. Në këtë ditë të shënuar homazhe kanë bërë Komandanti i ZOD Ramush Haradinaj, i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, zyrtar komunal, asamblistë, bashkëluftëtar, familjarë të dëshmorëve. Për ta kujtuar këtë ditë e këtë datë të shenjt më një falënderim të veçantë pjesëmarrësve ju drejtua Komandanti Ramush Haradinaj. “Sot shqiptarët kudo që jemi nderojmë tek varrezat e dëshmorëve, tek memorialët, të gjitha ato vendet te respektuara ku pushojnë të rënët për Liri. Unë sot e kam për nderë që qëndroj më ju këtu në Deçan, ku ky vend njihet si vend i heronjve të Dukagjinit , këtu pushojnë atdhetar të shquar si Baca Smajl, atdhetar i çështjes kombëtar, e të gjithë tjerët me pushkë e me pendë dhe është një vend që na nderon, pra secili që është këtu sot na ka bërë nderë që është bashku në këtë ditë ku përjetësisht kombi ynë do ti nderon ata që jetën e tyre ja kushtuan kombit dhe të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Në këtë ditë të veçantë dua me i falënderua të gjithë ata që janë kujdes në vazhdimësi për kategoritë e lirisë, Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, Kolonel Abdyl Mushkolaj, kryetarin e Komunës Bashkim Ramosaj, ku edhe në këtë kohë pandemie na bëri bashkë sot tha Haradinaj’’. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se si institucion komunal do të bëjmë përpjekjet tona që të gjitha memorialët dhe varrezat e dëshmorëve të komunës së Deçanit të jenë të rregulluara dhe jemi duke punuar në këtë drejtim sepse dëshmorët janë historia vet. Ndryshe komuna e Deçanit për nderë të kësaj ditë ka bërë edhe mbjelljen e luleve që këtë aksion e ka quajtur ,,Një lule një Dëshmorë’’. Ndërsa më 06.05.2020 do të mbahet koncert i mbyllur pa publik i cili do të transmetohet live nga grupi ,,Dervish Shaqa” dhe këngëtari Lok Komoni, dedikuar përkujtimit për Dëshmorët e Kombit!

Përgjithmonë Deçani e tërë Kombi do jetoj me Lavdinë tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …