1 i shëruar dhe 1 rast i ri me covid-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person i cili ka qenë i prekur me covid-19, është shëruar, ndërsa është regjistruar një rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara në rrugë zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Rast i ri i regjistruar sot, është nga fshati Gollubovc, ndërsa numri i rasteve aktive është 15 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është kjo: të regjistruar me covid-19 janë 268 persona, prej tyre 229 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 15 persona.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …