1 i shëruar dhe 2 raste të reja me covid në 48 orët fundit në Malishevë

Në 48 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 1person është shëruar dhe janë regjistruar edhe 2 raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës. Raste e reja vijnë nga fshatrat Gollubovc dhe Balincë, ndërsa numri i rasteve aktive është shtatë raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 251 raste, prej tyre 220 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 7 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …