Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

1 mijë e 682 raste të reja me virusin korona dhe 11 viktima nga pasojat e këtij virusi

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pandemisë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Në raport thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 10 mijë e 710 persona prej të cilëve 1 mijë e 682 kanë rezultuar të infektuar me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore, 11 pacient të infektuar kanë vdekur ndërsa 263 janë shëruar. Për momentin, numri total i rasteve aktive është 19 mijë e 695. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithash se gjatë 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707 mijë e 793 doza të vaksinës ndërsa 236 mijë e 405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …