10 Fermer vitias pajisen me makineri bujqësore

Komuna e Vitisë ka vazhduar të mbështes fermerët e komunës së saj, kësaj radhe ata janë pajisur me pesë mbjellëse të qepujkave dhe me pesë mbjellëse të grurit. Me këtë rast, zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë bërë sot shpërndarjen e këtyre makinerive për dhjetë fermerët përfitues. Zëvendëskryetari Aliu theksoi se qeverisja komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar t’ju ndihmojë edhe më tutje fermerëve të saj, që të zhvillojnë sektorin bujqësorë, dhe se me rritjen e buxhetit për subvencione do të kompletohen nevojat e tyre për zhvillimin e kulturave bujqësore. Ndërsa drejtori i Bujqësisë Naim Pira, i ka përgëzuar fermerët si dhe theksoi se vlera e subvencionimit të sotëm për këto makineri bujqësore e kapë vlerën mbi gjashtëmbëdhjetë mijë euro. Nga ana tjetër, fermerët falënderuan përfaqësuesit komunal për këtë mbështetje, duke vënë në pah lehtësimin që ju bëhet ditë pas dite në punët e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …