Tetë senatorë amerikanë i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në këtë letër ata i kanë bërë thirrje, Bidenit, që të ushtrojë të gjithë presionin diplomatik që e ka ndaj Kosovës dhe Serbisë, për t’i dhënë fund krizë aktuale dhe, që palët të vazhdojnë përparimin në Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne ju bëjmë thirrje që të ushtroni të gjithë presionin diplomatik për t’i dhënë fund kësaj krize aktuale dhe për të rifilluar përparimin në Marrëveshjen e Ohrit. Ne mbështesim propozimin e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën që përfshijnë: tërheqjen e kryetarëve të mbetur nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës; a pezullimin e operacioneve policore në afërsi të objekteve komunale me përfundim të njëkohshëm deri te demonstratat publike, shpallja e zgjedhjeve të reja komunale me zotimin se do të këtë pjesëmarrje e serbëve të Kosovës; dhe një kthim në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, thuhet në letrën e senatorëve drejtuar Bidenit.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Kryeziu propozon çelësin për formimin e qeverisë
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ofruar një mundësi për zgjidhjen e krizës politike …