Disa nga studentët brenda sallës, ku po mbahej ceremonia për shënimin e 47- vjetorit të themelimit të UP-së ia kanë ndërprerë fjalën rektorit, Marjan Demaj. Për t’i larguar ata nga oborri i UP-së ka reaguar edhe Policia me ç’rast ka përdorur edhe gazin lotsjellës. Ndërkohë që aktivistë të organizatës Studentore “Studim, Kritikë, Veprim” kanë brohoritur në oborrin e UP-së me thirrjet “Jo pushtet, universitet”, policia ka ndërhyre dhe ka arrestuar dhjetë studentë të kësaj organizate, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …