10-të mjekë të rinje dhe staf mbështetes i janë bashku QKMF-së në Deçan

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë në komunën e Deçanit Musa Berisha, së bashku me stafin e tij, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan dhe tri QMF-të, atë në Strellc të Epërm në Isniq, në Irzniq, si dhe AMF-et tjera në komunën e Deçanit. Vizita ka pasur për qëllim që të shohin për së afërmi gjendjen e përgjithshme të tyre në përballimin e situatës së krijuar nga Pandemia COVID- 19, si dhe nivelin organizativ të të gjitha këtyre qendrave, si të stafit mjekësor ashtu edhe të furnizimit me materiale të nevojshme për funksionimin e tyre. Në përgjithësi, është konstatuar se edhe për kundër përgaditjes së mirë të këtyre institucionëve shëndetësore, ato kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme me material shpenzues, i cili është i domosdoshëm në këto rrethana. Personeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan po bënë punë të shkëlqyer dhe me përgjegjësi të madhe në përballimin e situatës pandemike. Në këtë qendër është shtuar numri i personelit shëndetësor për 10 mjekë të ri dhe me staf ndihmës. Kjo ka bërë që niveli i gatishmerisë dhe i përgaditjes për situatën të jetë shumë i lartë. Po ashtu, edhe QMF-të dhe AMF-të e kësaj komune janë të pergaditura për ç’do situatë. Ndërkaq që këto instutucione shëndetësore gjatë gjithë kohës po punojnë me kapacitet të plotë. Nga kjo vizitë po ashtu ka rezultuar se gjendja është nën kontroll dhe se po vazhdon të punohet me kujdes të shtuar. Është parë se edhe vullneti i personelit mjekësor për ta përballuar gjendjen e krijuar është shumë i lartë. Megjithatë nga vizita del se ka nevojë të vazhdueshme për furnizim me material shpenzues përkatsisht me mjete mbrojtëse siç janë: maska, doreza, alkool dhe dezinfektues etj. Rol të veçantë ka luajtur Komuna e Deçanit, respektivisht Shtabi Emergjent, në mbeshtetje me material shpenzues dhe paisje mjekësore mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …