10 vjet nga intervenimi i parë i FSK-së, në prefekturat e Shkodrës dhe Lezhës pas përmbytjeve nga ujërat

10 vjet nga intervenimi i FSK-së, në prefekturat e Shkodrës dhe Lezhës pas përmbytjeve nga ujërat

Ndihmat dhe reagimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhënë viktimave pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, e ka ngritur lartë reputacionin e kësaj force sigurie, që prej një viti kur ka hyrë në rrugën për t’u shndërruar në ushtri profesioniste. Nëse kthehemi pas në historinë e FSK-së shohim se për herë të parë kur ajo kishte dalë jashtë kufijve të Kosovës, ishte po ashtu në Shqipëri. Pikërisht sot, bëhen 10 vjet nga zbarkimi i parë i Forcë së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, zbarkim ky që pati ngjarë në prefekturat e Shkodrës dhe Lezhës, ku zona të tëra qenë përmbytur nga uji pas reshjeve të shumta dhe daljes nga shtrati të lumenjve e rrjedhave të tjera ujore. Më 5 janar 2010 një kontingjent i FSK-së i përbërë nga Njësia e Kërkim Shpëtimit, Policia e FSK-së, togu i transportit dhe ekipet mjekësore, të komanduar nga Major Ejup Maqedonci, patën evakuuar dhe shpëtuar qindra njerëz nga përmbytjet. Ky intervenim ka pas shumë rëndësi meqë ishte hera e parë që FSK-ja dilte jashtë shtetit, çka pati nxitur shumë reagime dhe kundërshti atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …