Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e me anë të një postimi e ka kujtuar 37-vjetorin e protesës së madhe stundentore. Ai ka thënë se studentët tanë e kanë mposhtur frikën për ta jetësuar kauzën tonë për liri.
“11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masovizohej në lëvizje popullore. Sot, kujtojmë guximin e vizionin dhe nderojmë veprën e secilit student të Universitetit të Prishtinës, që 37 vjet më parë, mposhtën frikën duke i dhënë shpirt e drejtim kauzës sonë për liri. Mirenjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj.