100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100 fermerë përfitues nga skema mbështetëse me subvencione e Drejtorisë së Bujqësisë.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami.

Kryetari Aliu u shpreh se qeverisja lokale e Ferizajt ka në fokus zhvillimin e bujqësisë, shprehur kjo me mbështetje si asnjëherë më parë nga subvencionet e bujqësisë, të bujqve e fermerëve ferizajas, si mbështetja e sotme me motokultivatorë, gjersa drejtori Bajrami tha se kjo mbështetje e vazhdueshme paraqet një nga projektet e Drejtorisë së Bujqësisë që kap vlerën rreth 150 mijë euro e që përfitues të saj janë fermerët ferizajas, përkatësisht kultivuesit e perimeve në serra dhe jashtë tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …