leoni

100 vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë, u shënua me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta në tërë vendin

100 vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë, u shënua me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta, raporton Anadolu. Dita e Republikës u festua në të gjithë vendin, nga Stambolli  Ankaraja, Izmiri, Trabzoni deri në Gaziantep dhe Kahramanmaras.  Një delegacion i kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, me rastin e 29 tetorit. Me atë rast u intonua himni kombëtar i Republikës së Turqisë dhe u vendosën lule. Presidenti Erdoğan më pas la një mesazh në Librin e kujtimeve.  Festa kombëtare Dita e Republikës në Türkiye shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së në vitin 1923. Republika u shpall nga udhëheqësi ushtarak, Mustafa Kemal Ataturk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Turqisë moderne. Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet nga një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, përfshirë vendosjen e kurorave në Anitkabir, mauzoleumin e Ataturkut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …