Sot është 28 Nëntori, Dita e Flamurit, Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. 108 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të katër Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë se një vit ajo u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshojë vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj. Ajo u godit sidomos në aspektin territorial, pasi ushtritë e fqinjëve gjatë Luftërave Ballkanike copëtuan dhe aneksuan shumicën e trojeve shqiptare. Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 i legjitimoi pushtimet e territoreve duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë dhe duke marrë nga ajo dy të tretat e territorit historik dhe etnik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …