Më 11 prill të vitit 1985 vdiq Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë prej vitit 1944 deri në vitin 1985. Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi dhe drejtuesi kryesor i PPSH-së, RPS të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Parti e Punës së Shqipërisë). Prijës partizan me bindje komuniste, marksiste leniniste, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i Revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura ndër më të rëndësishmet të kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi Atdheut e popullit shqiptar. Dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste. Enver Hoxha ka lindur më 16 tetor 1908 në lagjen “Palorto”, të Gjirokastrës. Ai ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …