Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 117 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 556 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …