12 autobus me protestues paqësor janë nisur nga qyteti i Mitrovicës për në Prishtinë

12 autobus me protestues pritet të nisen nga qyteti i Mitrovicës për në Prishtinë, për manifestimin e organizuar nga Opozita që fillon në ora 14:00. Anëtari i Vetëvendosjes nga dega e kësaj partie në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka thënë për Klan Kosovën se në Prishtinë do të shkojnë për të manifestuar 28 nëntorin nën frymën e protestës, kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe. Tashmë pranë degës së VV-së në Mitrovicë vetëm kanë filluar që të grumbullohen njerëz, të të gjitha moshave e të cilët në duar kanë flamuj kuqezi. Këtyre pritet që shumë shpejtë të iu bashkohen edhe anëtarët e AAK dhe Nisma.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …