12 palë çelësa u janë dhuruar 12 familjeve në mesin e të cilave veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare, mësimdhënës, të moshuar e të vegjël, por mbi të gjitha, njerëz që meritojnë të jetojnë më dinjitetshëm, që sot nisin jetën e re, në shtëpitë e reja, për të lënë prapa shpine kujtimet e atyre objekteve ku deri dje kishin jetuar në kushte tmerrësisht të këqija. “Falë bashkëpunimit të mrekullueshëm me humanistin Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën Komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit (obligimi i Komunës 5,000 euro për çdo shtëpi) për ndërtimin e këtyre shtëpive, po u kthehet fëmijëve dhe familjeve të tyre buzëqeshja e shoqëruar me lotët e gëzimit”, ka shkruar Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …