12 të infektuar dhe 118 të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja të të infektuarve me virusin korona ndërkohë që një person e ka humbur jetën si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit nga ky virus.  Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithashtu mësohet se gjatë 24 orëve janë shëruar 118 pacient, të infektuar nga ky virus. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …