13 vjet nga hyrja në fuqi e aktit më i lartë juridik të vendit Kushtetutës së Republikës të Kosovës

12 vjet nga hyrja në fuqi e aktit më i lartë juridik të vendit Kushtetutës së Republikës të Kosovës

Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor 2008, ka hyrë në fuqi kushtetuta e saj si akti më i lartë juridik, e cila përcakton Kosovën shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-presidentit Martti Ahtisaari. Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike. Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë, shkruan KP. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisarit. Hyrja në fuqi e Kushtetutës kundërshtohet nga përfaqësuesit e serbëve të cilët nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është njohur nga mbi 115 vende të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …