12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me aktivitete të shumta në Viti

Komuna e Vitisë ka shënuar me aktivitete të shumta 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këto aktivitete kanë filluar me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, si dhe më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune janë mbajtur edhe aktivitete të shumta për nder të kësaj dite si: manifestimi qendror ku para qytetarëve vitias u dha një program i pasur kulturo-artistik. Ndërkaq po sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Federata e Atletikës së Kosovës janë mbajt edhe garat në Atletikë ku kanë marrë pjesë garues nga mbarë trojet shqiptare dhe atë për kategoritë e ndryshme prej fatosave, juniorëve dhe sinorëve në disiplinat prej 400-1000 metra. Ndërkaq në orët e pasdites u shënua edhe një aktivitet për nder të ish atdhetari Muharrem Kurteshi, i cili pritet të nderohet me urdhrin “Heroi i Kosovës” nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe atë në përvjetorin e 12 të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ndër tjerash u shpreh se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës 12 ka qenë akt madhështorë dhe sublim. “ Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dymbëdhjetë vite më parë, është akti më madhështorë dhe më sublim i gjithë historisë tonë, është nga datat më madhore pas 28 nëntorit të vitit 1912. Pavarësia e Kosovës është rezultat i punës, djersës dhe sakrificës së shumë brezave për shtet të pavarur si e drejtë universale e të gjithë popujve”, u shpreh Kryesuesi Pira. E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për rëndësinë e kësaj dite dhe sakrificën e popullit për të. “Pavarësia e Kosovës u arrit pas kërkesave sublime të këtij populli të shumëvuajtur, pas luftërave të pareshtura të shumë brezave për liri dhe mëvetësi shtetërore të vendit tonë. Sot në 12 vjetorin e Pavarësisë së vendit kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan, që ranë në altarin e lirisë dhe që u shkrinë duke punuar për të mirën e popullit dhe të atdheut për të qenë të lirë dhe sovran në trojet tona, për ta ndërtuar Kosovën si shtet të lirë e të pavarur”, u shpreh Kryetari Haliti. Kurse një falë rasti ka mbajtur edhe Qemajl Rexhepi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, i cili cilësoj se kulmi i shtet ndërtimit ka qenë lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke kërkuar njëherit përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe veteranët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …