Bekim Ademi emërohet drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj

Pas emërimit të drejtorit të deritanishëm të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha në pozitën e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu me qëllim mos krijimin e vakumit institucional në sektorin e shëndetësisë për pozitën vakante të kreut të kësaj drejtorie, ka marr vendim për emërimin e Bekim Ademit, drejtor të ri të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj. Në një koktej falënderues për bashkëpunimin e deritanishëm me drejtorin e deritanishëm të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, i pari i Ferizajt, Agim Aliu kumtoi këtë vendim para kabinetit qeveritar lokal. Ai ndër të tjera rezervoi fjalët më të zgjedhura për ish drejtorin Berisha, duke u shprehur mirënjohës për punën e tij të deritanishme në këtë sektor si dhe duke i uruar punë të mbarë e suksese në detyrën e re. Ndërkohë, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i uroi mirëseardhje drejtorit të ri të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, i cili me profesion është magjistër i shkencave juridike, duke i garantuar mbështetjen e tij dhe gjithë qeverisjes lokale në implementimin e nismave zhvillimore në segmentin e shëndetësisë. Falënderues për bashkëpunimin e deritanishëm dhe realizimin e shumë objektivave në fushën e shëndetësisë, u shpreh edhe ish drejtori Berisha, i cili u shpreh se qeverisja e udhëhequr nga kryetari Aliu është shembull i një qeverisje korrekte, të angazhuar në drejtim të zgjidhjes së halleve të qytetarëve dhe transparente. Me plane konkrete për këtë sektor dhe realizimin e analizës së sfidave në shëndetësinë lokale, u shpreh drejtori i ri i kësaj drejtorie, Bekim Ademi. Ai tha se e ka për nder të jetë njëri ndër drejtorët e qeverisë lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, kur mirëfilli bëhet i qartë vizioni, angazhimi dhe motivi për të realizuar me përpikëri objektivat qeverisëse në fushën e shëndetësisë. Me mikpritjen e të parit të Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale, drejtori i ri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, që nga sot nisi punën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …