leoni

Malisheva e gatshme për definimin e pronës komunale (Publike)

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj  dhe drejtori për Gjeodezi e Kadastër Bashkim Krasniqi, takuan një delegacion të USAID-it. Qëllimi i takimit ishte që komuna të jep pëlqimin për mbështetje të projektit “ Programi për të drejtën Pronësore”, me specifikacion të pronës komunale (Publike), ku u pajtuan që ky projekt  do të përfshihen gjashtë komuna të Kosovës  edhe Komuna e Malishevës do të jetë pjesë e këtij procesi. Kryetari Begaj tha se çështja e pronës komunale (Publike), është një çështje sa komplekse aq edhe e vështirë, pasi ne si komunë trashëgojmë një problem të tillë nga një ish sistem komunist, ku ka  përvetësuar pronën private në emër të interesit kinse publik, që edhe sot kemi problem me definimin e kësaj prone dhe të pronarit të saj të vërtetë, ku vazhdoi se edhe baza ligjore e vjetruar si dhe  asosacione të tashme që merren me këtë veprimtari, po paraqesin vështirësi në një zgjidhje të duhur, por uroi që më në fund t’i arrijmë qëllimet dhe pronën t‘ia kthejmë pronarit të ligjshëm si atij privat dhe atij publik”, përfundoi Begaj. Menaxheri dhe Administratori nga USAID-i Johan Keefe, shprehi gatishmërinë  që me përvojën  e vet dhe të ekipit që ka ta vë në shërbim të çështjes pronësore  dhe njëherë e mirë ta definojmë pronën komunale ( Publike), prej asaj private, përgjegjës për realizimin e projektit ishte Nehat Ramadani. Pritet që të fillohet me punë në këtë projekt, të  arrihen synimet mbi definmin e pronës publike , ajo t’i takoi pronarit të ligjshëm dhe të shfrytëzohet  për rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …