Një zjarr që ka përfshirë barin “Cuba Libre” në qytetin Rouen, në veri të Francës, gjatë një feste ka lënën së paku 13 persona të vdekur dhe gjashtë të lënduar, të moshave mes 18 dhe 25 vjeç. Bar “Cuba Libre” është kapluar nga flakët në bodrum rreth mesnatës, për të kaluar zjarri në pjesën e lartë, tha ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jenë qirinjtë e tortës, ndërsa është përjashtuar mundësia e lidhjes me terrorizëm. Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë për CNN se në këtë bar ishte duke u festuar një ditëlindje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …