1325 materiale të sekuestruara nga Task Forca kundër Piraterisë

Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, konkretisht Inspektorati i Tregut, në mbështetje të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, në Gjakovë, ka bërë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit.

Procesi kontrollues dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për të Drejtat e Autorit, nga ana e Task Forcës, respektivisht Inspektoratit të Tregut është zhvilluar në Gjakovë, me datën 23 Qershor 2016, ku është bërë sekuestrimi i materialit pirat, përkatësisht janë sekuestruar 446 copë libra dhe 879 DVD me material muzikor dhe filmi.

Ndaj bizneseve tek të cilat është gjetur materiali pirat, pa leje dhe pa marrëveshje me mbajtësit e të drejtave, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar gjobën përkatëse.

Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit, njofton mbajtësit e të drejtave dhe subjektet të cilat bëjnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit, se është në veprim dhe do te ndërmarrë aksione të vazhdueshme në treg, duke instaluar sistemin e mbrojtjes së krijimtarisë intelektuale dhe luftën kundër piraterisë si një mision të përditshëm të institucioneve shtetërore.

Task Forca kërkon nga të gjithë personat të cilët pretendojnë së të drejtat e tyre janë duke u shkelur, të drejtohen në organet kompetente, Inspektoratin e Tregut dhe Policinë e Kosovës, dhe njëherësh Task Forca ua rikujton masat e parapara ligjore për shkeljen e të drejtave të autorit:

Sipas Ligjit për të Drejtat e Autorit, nëse personi juridik në kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta, dënohet me gjobë prej dymijë (2000) deri në dhjetëmijë(10 000) Euro.

Sipas Kodit Penal, kushdo që bën shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, dënohet me gjobë dhe/ose me burgim nga 3 muaj deri në 8 vjet. Sendet dhe pajisjet për prodhimin e produkteve dhe materialeve që shkelin të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta konfiskohen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …