Në Rahovec është mbajtur kros i vrapimit me nxënës të Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta

Organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Rahovec dhe drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, është mbajtur kros i vrapimit me nxënës të Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta në komunën e Rahovecit për të shënuar “Ditën Olimpike”. Qemajl Krasniqi, Shef i sektorit për rini dhe sport në DKRS u tha nxënëseve që ishin të pranishëm në aktivitet se ju keni fatin që keni lindur në vitin e pavarësisë së Kosovës, prandaj edhe jeni ftuar që të merrni pjesë në këtë aktivitet. “Dita Olimpike” është e karakterit ndërkombëtar, por në Kosovë organizohet për të parë dhe në këtë aktivitet marrin pjesë, fëmijët që kanë lindur në vitin e pavarësie respektivisht në vitin 2008, që do të thotë se bashkë me shtetin e Kosovës, po rriteni edhe ju. “Qëllimi i festimit të kësaj dite është masivizimi dhe promovimi i sportit tek fëmijët, pavarësisht moshës dhe gjinisë. Dita Olimpike, organizohet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe dy drejtorit, drejtoria Kulturë, Rini dhe Sport, drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave mësimdhënës të klasave të pesta e të gjashta”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha Kleqka. Për më të mirët në këtë aktivitet u ndanë edhe medalje, në konkurrencën e vajzave: Agnesa Dulaku SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, Opterushë, Gresa Morina SHFMU “4 Dëshmorët” Ratkoc, Nasibe Morina SHFMU “Skender Kastrati”, Malësi e Vogël. Ndërsa në kategorinë e meshkujve : Jetmir Hajradini SHFMU “Dëshmorët e Lirisë” Potoqan i Ulët, Ledion Elshani SHFMU “Lidhja e Prizrenit” Opterushë, Alban Nurkasa SHFMU “Gëzim Hamza-Piktori” Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …