leoni

Mërgimtari Qazim Hoti, ndihmoi 25 familje në Malishevë

Mërgimtari dhe humanisti, Qazim Hoti nga Carralluka, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ditëve të fundit ka vizituar Komunën e Malishevës, dhe ka dhuruar 2500 euro, për 25 familje në nevojë, me rastin e festës fetare të Bajramit të Madh. Mërgimtari Hoti, këto mjete i ka shpërndarë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) dhe për këtë qëllim, është pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoi i DSHMS, Liridon Hoti, të cilët e kanë falënderuar për këtë ndihmë. Sipas drejtorit të DSHMS, Liridon Hoti, mjetet e donatorit, janë shpërnda për 25 familje në nevojë, përkatësisht me familje me fëmijë që ju mungon njëri prind, ndërsa përzgjedhja është bërë sipas listës që disponon sektori i mirëqenies sociale

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …