Më 14 janar 2017 në “Shkollën fillore të mesme të ulët”, në Lypjan, zbulohet busti i dëshmorit, Ismail Luma. Aktivitetet përkujtimore fillojnë në ora 12.00, ndërsa në orën 13 bustin e dëshmorit pritet ta zbulojë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ismail Luma, i njohur me emrin e luftës, “Altini”, ishte dëshmori i parë u UÇK-së, i rënë më 15 janar të vitit 1999, në Reçak.
