leoni

14 Qershori Dita e Çlirimit të Komunës së Rahovecit do të jetë ditë pushimi për gjithë  punonjësit e Komunës së Rahovecit

Në bazë të nenit 13 dhe nenit 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040,(Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008) nenit 7 paragrafi 2.1, 74 dhe 92 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Rahovecit, Nr. 1005 i datës  29.03.2017, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi  ka marrë vendimin për pushim për të gjithë punonjësit e Komunës së Rahovecit. Pika 1 e Vendimit thotë 14 Qershori 2018, ditë e Enjte, për të gjithë punonjësit e Komunës së Rahovecit do të jetë ditë pushimi. Pika 2 e Vendimit thotë Data 14 Qershor 2018, do të jetë ditë pushimi për nderë të Ditës së Çlirimit të Rahovecit. Për zbatimin e Vendimi të nënshkruar nga Kryetari Latifi, do të kujdeset Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale dhe Zyra e Personelit në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …