14 qershori, ditë pushimi për gjithë punonjësit e komunës së Rahovecit

Në bazë të nenit 13 dhe nenit 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040, (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008) nenit 7 paragrafi 2.1, 74 dhe 92 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Rahovecit, Nr. 1005 i datës  29.03.2017, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi  ka marrë vendimin për pushim për të gjithë punonjësit dhe institucionet në komunën e Rahovecit. Pika 1 e Vendimit thotë, 14 qershori 2021, ditë e hënë, për të gjithë punonjësit e komunës së Rahovecit do të jetë ditë pushimi. Pika 2 e Vendimit thotë, Data 14 qershor 2021, do të jetë ditë pushimi për nder të Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit. Për zbatimin e Vendimit të nënshkruar nga Kryetari, do të kujdeset Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Drejtoria për Arsim dhe Zyra e Personelit në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …