Gazeta londineze “The Times” raporton se 14 veteranë të luftës së Britanisë së Madhe, shumica e të cilëve morën pjesë në luftën në Afganistan, kanë kryer vetëvrasje në dy muajt e fundit. Gazeta raporton se shkalla e vetëvrasjeve është rritur në mesin e veteranëve britanikë që kanë marrë pjesë në luftimet më të përgjakshme, në Afganistan. Një numër i madh i ushtarëve që kryenin vetëvrasje u përfshinë në Operacionin Herrik ndërmjet viteve 2002 dhe 2014. Ministri Britanik për çështjet e Veteranëve, shprehu shqetësimin në një intervistë për revistën për shkallën e lartë të vetëvrasjeve midis ushtarëve që morën pjesë në betejat në Afganistan. Ministrri Xhoni Merker shtoi se vala e fundit e vetëvrasjeve do të përshpejtojë zbatimin e programeve të trajtimit dhe mbështetjes së veteranëve, të cilat duhet të fillojnë në muajin prill të këtij viti. (Al-Xhazira-RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …