leoni

14 vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës, shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

14 vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës, shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

14 vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës, shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi, njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.  Shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i qëndresës shekullore dhe i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas një rrugëtim të gjatë e tejet të mundimshëm historik nën robërinë serbe.  Pas përfundimit të luftës, në qershor të viti 1999 dhe çlirimit të vendit edhe me ndihmën e NATO-s, si  dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në vendin tonë, në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Më 17 shkurt të viti 2008, në Kuvendin e Kosovës, Deklaratën e Pavarësisë e kishte lexuar kryeministri, Hashim Thaçi, ndërsa të parët e kishin nënshkruar, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri,Thaçi, më pas edhe deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme, por dilemat i hoqi GJND-ja

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke e kundërshtuar këtë akt kërkoi vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, se gjoja Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.  Sot në 14-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, nuk i kemi në mesin tonë  dy protagonistët e nënshkruesit  e Deklaratës së Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi, dhe  disa krerë të tjerë të luftës dhe të paqes, të cilët  po mbahen në paraburgim, në Gjykatën Speciale, në Hagë, të akuzuar padrejtësisht për gjoja krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …