– Fole një fjalë Patër Celi, ç’je ngrysur kështu? Vërtetë ai ka qenë burrë i mirë, por ja që e ka parë perëndia dhe ia mori shpirtin paqësisht. Gojët e liga po thonë se zoti paska hequr të zitë e ullirit deri sa e ke zënë të ndjerin për ta bërë “teslim”, sepse ky skilja ishte dredharak, dhe fshihej skutave e nuk e kapte ligji i lartëmadhërishmit !
– Pak sa e habitshme për mua, mos përmbajtja juaj Patër, thjeshtë për faktin se ky edhe për së vdekuri, Qeverisë do t’i kushtojë edhe kështu prapë, nuk është e lehtë për ta hequr qafe këtë! Pra, ju me apo pa dashje, keni harruar koston e shpenzimeve që do ceremonia e varrimit të tij. Gjithë ato delegacione që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore, pastaj darka e dreka, stoli e dekorata, kurora lulesh e qirinj…si do qoftë ne duhet ta përcjellim nga kjo botë e rrejshme, se po e lamë këtu, ky nuk do të ikë kurrë që këtej, me gjithë se edhe ky i ka takuar botës politike si edhe shumë të tjerë dështak!,imzot Patër Celi…
– Po, mor birë po, vërtetë kjo botë është e rrejshme, por ja që edhe shumë rrenacak nga kjo botë e rrejshme po kërkojnë hisen e pavdekësisë, hisen e përjetësisë dhe atë të hyjnizimit! Interesimin më të madh nga kjo kastë për pavdekësinë kanë treguar presidentë, kryeministrat, ministrat, kryetarët, deputetët, mbase edhe imamët e deri tek truprojat si vartës të tyre!
– Edhe klerikët, Patër Celi- plotësoi Imam efendi Eqerem beu, që ishte i pranishëm në këtë ceremoni mortore, ulur me një qoshe të asaj godine, krejt i papërfillur nga të pranishmit!
– Ashtu është Imam Eqerem bej, që s’të vura re, por unë e kisha fjalën në veçanti për ëndrrat dhe ambiciet e fshehura të të mëdhenjve të politikës mbi pavdekësinë- shtoi Patër Coli, paksa i zënë ngushtë që nuk e kishte vënë re me kohë hijen e zverdhur si mumie të Imam Eqrem beut atje, gati braktisur në një qoshe!
– Pse, vërtetë është e saktë se politikan i kastës së madhe paska qenë ky i vdekuri këtu?- pyeti zotëri Rrakaqi, që sa po bëhej gati të ikte, por që kureshtja për të ditur më shumë për të vdekurin dhe ne veçanti më shumë për shkaqet e vdekjes, sikur e kishte ngulitur me gozhda.
– Po, tha Patër Celi. Ky ka qenë aq politikan i madh sa që ty nuk ta përthekon kjo rradakja e jote e thatë, zoti Rrakaqi!
– Më vjen keq Patër Celi, ju sikur po më fyeni, por mos harroni se unë këtë rradaken time e kam tharë e shkrirë duke e futur në shërbim të atdheut, ç’kam hequr unë, ç’kam hequr për këtë atdhe nuk e merrni dot me mend, pra kjo tharje e kësaj rradakerrakaqjeje vjen pikërisht nga barrët e rënda të vatani Patër.
Kështu që barrët e rënda e kaçiku im i vogël bënë që unë sot të katandisëm kështu- pyetni edhe Imam Eqrem beun në mos më besoni?!
– Më fal zoti Rrakaqja, vërtetë ti ke moshë të thyer, prandaj edhe me dhimbsesh që po vuan kaq shumë për vatan, moshë e juaj ka nevojë që të përgjumet, përmjerrë e pirdhet diku në ndonjë shtrat të ngrohtë, por jo edhe në Parlament zoti Rrakaqja, mbase të rëndojnë këto fjalë, por ti nuk e merr dot me mend, por kë ngrënë të shara pa hesap për këtë mandat sa herë që ke marrë e ndalë mikrofonin!- ia ktheu Patër Celi fare pa të keqe atij, ndërkaq që Rrakaqja shfryu e duke ikur tha:
E di perëndia nëse nuk e do njerëzia se ku ishin gaborret e mia! – Bjeri fjalës prapë Patër Celi! Si keni guxim ta fyeni zotin Rrakaqi që edhe sot në këtë moshë po i largon djajtë nga atdheu ynë- ia priti Imam Eqerem beu, a nuk e dini ju që zoti Rrakaqi që nga mbas lufta e dytë botërore e këtej nuk i ka zbritur atit të pushtetit asnjëherë!?, por t’i lëmi këto fjalë m’anash se nuk na ka hije të zbrazemi kaq shfrenuar para të vdekurit!
– Me tamam, Imam Eqrem beu, por më duhet të shtoi se vet zotit Rrakaqi i kanë hyrë djajtë në bythë gabimisht e nuk po e lënë rehat në pleqërinë e tij- përfundoi Patër Celi me ironi.
– Vërtetë ky i vdekuri, për nga kashta nuk po më duket të ketë qenë edhe kaq i zoti për gjithë këtë ceremoni, duket të ketë qenë hall lig e ligavec me shëndet?
Për nga koka nuk e di se ç’të të them, me sa kam dëgjuar, me nder jush Patër Celi, ky nuk ka qarë kokën fort as për atdhe e as për popull! Me keqardhje por, nuk po guxoj ta ngarkoj shpirtin tim me mëkatet e tij, se pse ky ka qenë një dilenxhi i pashoq, që mendja nuk ta merr! Deri me sot ia kemi mbuluar të zezat e tija, por që tani i zbriti atkisë nga bishti, nuk do të ia mbulojmë më!
Në fakt, unë as sot nuk e kam të qartë nëse ky i takon besimit tuaj Patër?- përfundoi Imam Eqrem beu.
– Jo Imam efendi, besimit tim nuk i takon- ia priti Patër Coli me tërsëllëm.
Gjithë ato pordhë e pluhur që ishin quar më parë për te, s’ishin as gjë më shumë veç se ashkla në bythë…, por më mirë të fillojmë nga puna o njerëz të perëndisë- përfundoi ai, duke thënë Amen!
– Ky ka qenë i madh edhe si kokë, edhe si kashtë- ia priti Sfurku, që po i zdritnin sytë si të maçokut nga urrejtja e pa përmbajtur për të pranishmit, por si duket edhe për vetë të vdekurin që ia kishte zënë vendin e nuk kishte vdekur më herët, në mënyrë që maçoku të ngjitej atje për të zënë pusinë e pritjes të viktimës së radhës! Patër Celi u përmbajt, ndërkaq Sfurku, duke e ngritur zërin e me plot ironi tha: Ne, duhet të fillojmë me ritet e përcjelljes së kësaj xhenazeje- nuk e di, nëse është kjo punë juaja Imam efendi, apo e juaja imzot Celi?
– Me vjen keq, por nga se i vdekuri ka luajtur bishtin herë këtej e herë andej… prandaj është e vështirë ta themi se kujt i ka takuar dikur, dhe kujt i takon sot?!
Të dy përfaqësuesit e fesë rrudhën krihet në shenjë mohimi, mbase djallit- ia priti tjetri që ishte prezent!
– Çka të themi- ia priten ata me një zë: Ky ministër nuk ka qenë as me fe as i pa fe, as me atdhe, as i pa atdhe, as me ta, as me ne, është sjellë si mbreti, shkurt vëlla ka punua për veti , ka qenë tinëzar e hileqar, ka ngrënë marka e dollarë, nuk ka lënë gjë të zezë pa bërë, dhe çka është edhe më interesant, ky prapë votën ka marrë! Mirëpo, siç është e ditur, kur vdesin ministrat, nisin e shajnë mileti mbarë e mbrapshtë sa ia fusin të vdekurit të dridhmat në shtat!
– Për derisa ti Patër Celi dhe ti Imam Eqeremi, nuk po merrni në dorë ceremoninë mortore të ministrit, atëherë s’na mbetet tjetër veç ta thërrasim zonjën Dudë, zonjën e parë e cila si kush në këto anë di me lot me i qarë, kjo zonja Dudë që ka dorën e butë!…
Pas pak, tërë naze e hijerëndë u fut brenda zonja Dudie, me pisqolle në brez me cigare ndezë! e cila fatziun e mbuloi me një beze të bardhë, të koka i vuri kofinin me dardhë, pasi e mbuloi mirë e mirë të vdekurin me një beze të bardhë, ia filloi oratorisë së saj, as femër as burrë, i bërë të pranishmit ndër vete me u psh…
– Oooo i miri dudës oho, kush ta mendoi vdekjen oho?!
– Je shkri për atdhe, si trimi me fletë je!
– Hije të kishte kuvendi, nuk të zinte vendi!
– I pari në intervista me tirq e me plisa!
– Me këmishë kravatë, me qelibar të gjatë!
– Punën me kontratë, me leje pushkën e gjatë!
– Çka do bëj pa ty ky popull, s’ka më dordolec e lodër!
– Shokët janë duke të vajtua po qanë lumi me krua, detyrën tënde kujt me ia dorëzua?….
Atmosfera brenda ishte bërë e tmerrshme. Patër Celi dhe Imam Eqrem bej, kishin rënë në gjunjë të mbytur në lot po luteshin për të vdekurin krejt kot e kot, ndërkaq zoti Rrakaqja, që ishte kthyer së bashku me Dudën, ishte lagur ndër vete duke u munduar që të bëj një përshëndetje!
Duda, kishte hakërruar sytë, ndërkaq mbulesa e bezes së bardhë që kishte mbuluar ministrin e vdekur, po kërcente një pëllëmbë përpjetë!? Rrakaqja, që nuk po iu besonte syve, ia hoqi bezen e bardhë të ministrit të vdekur për të parë se ç’po ngjiste?! Ç’të shihje, ministrin ishte mbytur me lot! Hej në dorë të zotit- tha Rrakaqja i trembur tej mase i tha Dudës mjaftë më se krejt kot ia rrase!
Duda u frikua nga reagimet e Rrakaqit, dhe iu ofrua të vdekurit e po i thotë:
ç’ke ministër që qenke mbytur në lot, e di ti që ke vdekur!?- e pyeti ai.
Ti të paktën pse po qanë, karrierën politike e mbylle si të gjithë ministrat tjerë, duke ngrënë ca nga buxheti, duke marrë ca më shumë për veti, duke gënjyer para mileti!
Ministri, po qante më zë e në vaj tha : a nuk e shihni se çfarë ministri po ikë, shteti ka me u fikë, kam qenë biri më i devotshëm i atdheut, dhe e mbuloi kokën ministri prapë me bezen e bardhë, duke ia dhënë kujës në zë! Të pranishmit i ranë në gjunjë Dudës, duke e lutur që t’i rishikonte ato kokrrat e fasules më mirë, ngase mund t’i ketë ngatërruar me ndonjë ministër tjetër e kështu na shkoi moti në vaji, lum Duda!
– zonja Dudie i përzihu kokrrat e fasules edhe një herë, atë filluan që ta mbulojnë djersët, iu rritën bebëzat e syve dhe filloi të dridhet!? Çka ndodhur moj?- ia priten ata një zërit.
– I kam ngatërruar kokrrat- ia priti ajo, ato që thash më parë ishin për një ministër të kohës së sulltan Hamitit e ky viran i takon kohës së sulltan Bajazitit!
Hy, moj se na çmende- ia priten, prapë ata një zëri, thuaja atë që ministrit i takojnë të lutemi se na humbe fare. Po tha Duda, do të ia themi, dhe ngriti të dy duart lartë e vazhdoi:
– Na ndje o Perëndi, mos e ngarko shpirtin e tij, ka qenë ministër faqezi, hajn e dilenxhi, ka bërë hile e ndasi, ka bërë dredha e marri, as një shok se la ngatë veti, se ai hiqej si djalë mbreti, ka qenë dhelpër në kuvend, fjalë e tij s’ka zënën kurrë vend, nuk i ka hëngër për popull e liri, përveç për vetën e tij…
Kur zonja Dudë erdhi në vete, Patër Celi dhe imam Eqeremi kishin humbur vetëdijen, ndërkaq Rrakaqi sa po jepte frymën fundit! Mbulesa e bardhë e ministrit nuk ishte më aty!?
Ministri ia kishte dhënë vrapit me gjithë mbulesën e bardhë nën sqetull!
– Ku është i vdekuri?- pyeten të pranishmit?!
Ka ikur im zot- ia priti Dudia, me gjasë nuk i pëlqyen të bëmat e tija, por nëse i shpëtoi dorës së perëndisë, nuk ka për t’i shpëtuar dorës së drejtësisë, prandaj mos u shqetësoni, orët e vështira sa po kanë filluar të vijnë për hilexhinjtë e kësaj bote të rrejshme.