Rezoluta e PS-së për Raportin e Dik Martit, supozohej se të unifikonte qëndrimet politike, p0r ndodhi e kundërta

15 deputetë të PD-së nuk morën pjesë në votimin e rezolutës kundër Raportit të Dik Martit, por nuk e kundërshtuan atë

125 nga 140 deputetë sa i ka Kuvendi i  Shqipërisë dhanë votën pro rezolutës kundër raportit të Dick Martyt, i cili përbëhej  me akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Europës. Kuvendi i Shqipërisë këtë rezolutë do ta dërgojë në Këshill të Europës dhe ka për synim që të hedhë poshtë këto akuza.  Sipas listës që ka publikuar Kuvendi i Shqipërisë, këta janë 15 deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim: Sali Berisha, Helidon Bushati, Agron Çela, Gledis Çeliku, Agron Duka, Belind Këlliçi, Meri Makiçi, Flamur Noka, Edi Paloka, Orjola Pampuri, Niko Peleshi Kastriot Pirolli, Alfred Rushaj, Agron Shehaj dhe Fation Veizaj, të gjithë nga krahu i Sali Berishës. Opsioni “pa votuar” përfshin deputetin që mungon dhe deputetin që është i pranishëm, por që nuk ka votuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …