Policia çeke thotë se 15 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat e raportuara pranë një universiteti në qendër të Pragës, ndërsa sqaroi se personi i armatosur. David Kozak, ishte eliminuar. Mediat çeke raportuan se të paktën 15 persona vdiqën gjatë duke përfshirë edhe personin e armatosur. Raportet sugjerojnë se incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Sharls, që ndodhet në sheshin Jan Palah. Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe zona përreth ishin të mbyllura. Mendohet se sulmuesi është frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit. Të shtënat masive nuk janë të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, thotë policia.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …