Një shpërthim i fuqishëm dhe shkatërrues ka ndodhur në spitalin e Tetovës, mbrëmë rreth orës 21.00 ku trajtoheshin pacientët e sëmurë me virusin korona. Forcat zjarrfikëse kanë intervenuar menjëherë në vendngjarje, kanë arritur të shuajnë zjarrin si dhe të ndihmojnë pacientët që të dalin prej saj. Rrethanat mbeten ende të paqarta për arsyet e shpërthimit dhe djegien e spitalit. Policia e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se kanë humbur jetën 1o pacientë, ndërsa në spital kanë qenë të shtruar 24 pacientë të infektuar me virus. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, e cila u shpreh se dhimbja është shumë e madhe për ngjarjen e sotme, shkakut të saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …