15 shtëpi të reja për familjet e pastreha në Ferizaj që çon në 40 numrin e strehëve të banimit për skamnorët për këtë vit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me humanistin, Halil Kastrati, ndanë 2 shtëpi për familjet ferizajase të pastreha, si dhe është arritur edhe marrëveshja për ndërtimin edhe të 15 shtëpive të reja për familjet e pastreha në Ferizaj, që rrumbullakson 40 shtëpi që bashkërisht me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Komuna e Ferizajt ka ndarë për familjet në nevojë.

Asgjë nuk më bën më të lumtur, sesa buzëqeshja e fëmijëve në këto familje e drita në tunelin e gjatë, për një jetë më të mirë. Solidariteti për ferizajasit në nevojë, ka qenë e mbetet misioni ynë, ka thënë kryetari Aliu.

T’i gëzojnë shtëpitë e reja këto familje!

Fotografia e Agim Aliu

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …