Sot mbushen 15 vjet nga koha kur kryepolicë të lartë të Maqedonisë kryen një masakër kundër popullatës civile shqiptare, në prag të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe kur Ushtria Çlirimtare Kombëtare ishte tërhequr nga pozicionet. Më 12 gusht të vitit 2001, forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit. Ata kishin masakruar mizorisht shqiptarët e pa armatosur në mesin e tyre edhe Erxhan Aliun, 6-vjeçar. Të masakruarit e tjerë ishin: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Deri më tani vetëm, kryepolici sllavomaqedonas, Jovan Tarçullovski, nga Tribunbali i Hagës u dënua 13 vjet për krimin monstruoz, ndërsa ka vuajtur vetëm 8 vite burg. Me rastin lirimit ishte pritur në mënyrë madhështore nga Qeveria e atëhershme e Shkupit. I akuzuari i parë, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Ljube Boshkovski në mungesë provash ishte liruar nga akuza, i dënuar më vonë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …